Lajme
Pleqtë, pa përkujdesje të duhur
Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2011, në Kosovë rreth 6.7 për qind e popullsisë janë të moshës mbi 65 vjet. Në ditën e të moshuarve thuhet se ka rënë përkujdesja ndaj pleqve
Rreth 7 për qind e popullsisë së Kosovës janë mbi moshën 65 vjeçare, mirëpo këta pleq nuk po e gëzojnë trajtimin e duhur nga trashëgimtarët, por edhe nga shteti. Në ditën botore të të moshuarve, 1 Tetor në Kosovë u lansua motoja: “Mos e lini asnjërin mënjanë”.
Për të shënuar këtë ditë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës punoi një broshurë për ushqimin tek të moshuarit e që u vlerësua si mjet shumë i dobishëm për të ngritur nivelin e njohurive për nevojat dhe mënyrën e ushqimit të të moshuarve.
Megjithatë, u tha se të moshuarve po u mungon kujdesi i duhur.
Riza Shala është nënkryetar i Federatës së Sindikatave të të moshuarve të Kosovës. Ai theksoi se gjendja sociale dhe ekonomike e kësaj kategorie nuk është e mirë, ndërkohë potencoi një statistikë që tregon për erënien e nivelit të përkujdesjes familjare ndaj anëtarëve të tyre të moshuar.
“Fëmijët dhe të afërmit e të moshuarve dikur janë përkujdesur dhe i kanë respektuar maksimalisht – ai nivel ka rënë. Ne kemi shumë të moshuar të vetmuar që nuk mund të lëvizin dhe nuk për të cilët nuk ka kush të përkujdeset”, ka thënë ai, raporton KPress.
Broshurën “Ushqimi tek të moshuarit” e mirëpritën edhe shoqata e grave pensioniste.
Ajshe Nuhija nga kjo shoqatë tha se mundohen në vazhdimësi të zbusin gjendjen e atyre grave.
“Ne i kemi hapë katër punëtori që të iu ndihmojmë, sidomos grave të cilat kanë marrë pension familjar e tanimë nuk marrin asnjë cent. Këto gra janë të anashkaluara krejtësisht”, ka thënë ajo.
Në të gjithë botën ka rreth 600 milionë njerëz të moshës 60 vjeç e lart. Kjo shifër pritet të dyfishohet në vitin 2025 dhe të arrijë shifrën dy miliard në vitin 2050, kryesisht në vendet në zhvillim. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i personave të moshës mbi 50 vjet në botë është dyfishuar që nga viti 1980.
Pritet që deri në vitin 2050, numri i personave mbi 65 vjet të tejkalojë numrin e fëmijëve deri në 14 vjet.
Drejtori i IKSHP, Naser Ramadani tha se sipas regjistrimit të fundit në vitin 2011 në Kosovë, gjithsej 6.7 për qind e popullsisë janë të moshës mbi 65 vjet. Ai tha se hulumtimi i vitit 2011 me të moshuarit në Kosovë dëshmon për një nivel të lartë të varfërisë së vetë-perceptuar në mesin e njerëzve të moshuar.
Sipas tij, të gjitha të dhënat tregojnë se njerëzit e moshuar kanë nevojë për përkrahje dhe përkujdesje sociale, ekonomike dhe shëndetësore, përfshirë edhe përkujdesjen shtëpiake, që vë theksin në integrimin e komponentës së strehimit, kujdesit shëndetësor dhe kujdesit social.
Ndryshe, tek shqiptarët ka qenë një traditë e veçantë nga popujt tjerë, për t’u përkujdesur për prindërit. Mirëpo, kjo traditë kohëve të fundit ka filluar të zbehet dhe përkujdesja ndaj të moshuarve ka rënë.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













