Sport
Pnishi, i gatshëm të luaj për Kosovën
“Besoj se jo vetëm unë, por të gjithë shqiptarët që janë në Kosovës dhe jashtë Kosovës e kanë pritur këtë ditë, kur Kosova do të pranohet në UEFA”, deklaroi për albinfo.ch Pnishi
Alban Pnishi është shtylla e Përfaqësueses së Kosovës. Ai ka treguar se Kosova mund të llogaritë në të, dhe mbrojtja është e sigurt sa herë luan ai. Edhe ai si shumë futbollistë shqiptarë me gëzim të madh e ka pritur ditën kur Kosova do të pranohet në UEFA, shkruan albinfo.ch.
Në një intervistë për albinfo.ch, Pnishi ka thënë se kjo është një ditë e madhe për Kosovën. “Besoj se jo vetëm unë, por të gjithë shqiptarët që janë në Kosovës dhe jashtë Kosovës e kanë pritur këtë ditë, kur Kosova do të pranohet në UEFA. Është një kënaqësi e madhe për mua dhe për të gjithë shqiptarët”, ka thënë Pnishi.
Nëse Kosova pranohet në FIFA më 13 maj, atëherë Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë drejt të marrë pjesë në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. “Është herët të flasim për rezultatet që mund t’i arrijmë, pasi nuk kemi zhvilluar asnjë ndeshje, por të gjithë bota na njeh se ne shqiptarët nuk luajmë për shaka, por në çdo ndeshje shikojmë të tregojmë forcën tonë”, theksoi më tutje mbrojtësi i Grasshoppersit.
Në Zvicër po debatohet shumë për futbollistët kosovar si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami se mund të braktisin Zvicrën dhe t’i bashkohen Kosovës, por Pnishi thotë se është vendimi i tyre dhe duhet ta respektojnë. “Besoj se të gjithë kosovarët kanë dëshirë që Shaqiri, Januzaje të tjerët
——————————————-
Të martën, futbollisti kosovar nga Bremgarter i Zvicrës, Alban Pnishi kishte një arsye për të festuar. Kosova më 28:24 vota është pranuar në UEFA. Tash ish-kapiteni i Wohlen-it ëndërron që Kosova të luajë në kualifikimet e kampionatit botërorë të futbollit.
“Do të ishte diçka e mrekullueshme” thotë 25 vjeçari. “Për këtë kemi pritur një kohë të gjatë”, thotë ai, shkruan bremgarterbezirksanzeiger.ch, përcjell albinfo.ch
Alban Pnishi është shumë i lumtur që Kosova është pranuar në UEFA.
“Për shtetin dhe popullin kjo është një mrekulli. Një ditë feste ishte dita e martë”, ka thënë mbrojtësi i Grasshoppersit, njofton “albinfo.ch”.
Pnishi të martën e kaluar ka qëndruar gjatë tërë kohës m e celularë në dorë. Një përfaqësues i ekipit kosovarë ishte në kongresin e UEFA-s në Hungari nga ku ka informuar për të gjitha detajet që zhvilloheshin atje.
Pas pranimit të Kosovës në UEFA, javën tjetër pritet që Kosova të pranohet edhe në FIFA e cila do të mbahet në Meksikë. Në këtë mënyrë përfaqësuesja e Kosovës do të këtë mundësi që nga vjeshta të filloj ndeshjet kualifikuese për kampionatin botërorë 2018.
“ Do të ishte një gjë shumë e mirë nëse unë do të jam atje”, thotë Pnishi. Por sa ka shanse që ai të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës: “ Unë besoj dhe shpresoj që unë e kam vendin tim në përfaqësuesen e Kosovës”.
Para dy muajve trajneri i Kosovës Albert Bunjaku ishte për vizitë në Zvicër ku u takua me dy ish futbollistët e FC Wohlen, Albert Pnishin dhe Mërgim Brahimin. Që të dy janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Por për të siguruar vendin në ekipin e ri të Kosovës, Pnishi duhet të luaj rregullisht. Ai ka marrëveshje me Grasshoppers të Cyrihut deri në vitin 2018.
Lojtari kosovar nuk ka luajtur asnjëherë për përfaqësuesen e Zvicrës, prandaj zgjedhja e tij për Kosovën është më e lehtë se sa futbollistët tjerë me prejardhje nga Kosova, të cilët janë ende pjesë e përfaqësueses së Zvicrës.
“Secili duhet ta bëj vet zgjedhjen e tij”, ka thënë Pnishi.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me... -
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind












