Lajme
Po mbahen sot zgjedhjet e para, dy vjet pas pavarësisë së Kosovës
Gara po zhvillohet për 100 ulëse në Parlament, pasi që 20 ulëse të tjera janë paraprakisht të rezervuara për pakicat
Mbi 1.6 milionë kosovarë më të drejtë vote sot votojnë në zgjedhjet e para të jashtëzakonshme parlamentare pas pavarësisë së Kosovës.Në Komisionin Qendror Zgjedhor të Kosovës, kanë njoftuar se numri i përgjithshëm i votuesve në Kosovë për zgjedhjet e 12 dhjetorit është 1. milion e 630 mijë e 636 persona, prej tyre 73. 288 janë votues të rinj.KQZ-ja po ashtu kanë njoftuar se sot hapen gjithsej 746 qendra të votimit me 2 mijë e 280 vendvotime. Për këto zgjedhje janë certifikuar 29 subjekte politike me 1.265 kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.Për zgjedhjet e 12 dhjetorit, KQZ-ja ka akredituar gjithsej mbi 32.021 vëzhgues. Vëzhgues të partive janë 26 mijë e 59, të organizatave ndërkombëtare 493, të ambasadave 351 dhe të organizatave joqeveritare 5 mijë e 108. Ndërkohë, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Faith, u ka uruar mirëseardhje 182 vëzhguese të ENEMO-s dhe të ambasadave, 170 prej të cilëve do të shpërndaheshin në të gjitha qendrat e votimit nëpër Kosovë, ndërsa 12 vëzhgues qëndrojnë në Qendrën e numrimit të votave dhe rezultateve dhe monitorojnë procesin derisa të shpallet rezultati përfundimtar.‘Demokracia në veprim’ ka angazhuar gjithsej 4 mijë e 894 vëzhgues, si dhe një numër të konsiderueshëm të ekipeve mobile”.Në zgjedhjet e 12 dhjetorit marrin pjesë 29 subjekte politike, me gjithsej 1.265 kandidatë për deputetë në Kuvendit të Kosovës. Gara po zhvillohet për 100 ulëse në Parlament, pasi që 20 ulëse të tjera janë paraprakisht të rezervuara: 10 për komunitetin serb dhe po aq për komunitetet e tjera pakicë.Zgjedhjet e 12 dhjetorit janë zgjedhjet e para parlamentare në Kosovën e pavarur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










