Jeta në Zvicër
Po vonohej për ta zënë aeroplanin, alarmon për bombë!
Një shtetas i Indisë, pasi që po vonohej për ta kapur aeroplanin për në Moskë, ka zgjedhur rrugën më të shkurtë për ta vonuar atë: ka alarmuar dje në pasditen e djeshme në sportel se në aeroplanin rus kishte bomba
Sërish alarmi për bomba në aeroportin e Gjenevës rezulton të ketë qenë një blof, madje nga më banalët! Një shtetas i Indisë, pasi që po vonohej për ta kapur aeroplanin për në Moskë, ka zgjedhur rrugën më të shkurtë për ta vonuar atë: ka alarmuar dje në pasditen e hershme në sportel se në aeroplanin rus kishte bomba, shkruan le matin.
Lajmi është publikuar gjerësisht dje në mediat zvicerane dhe në albinfo.ch.
Më vonë policia ka konstatuar se e gjithë kjo ka qenë një shaka por shaka e pakripë, të cilën sigurisht indiani do ta paguajë: ndaj tij tashmë është nisur procedura penale.
Për vonesën e tij, 115 pasagjerë u desh të pësonin tronditje dhe të maltretoheshin duke u zbritur nga aeroplani e të kontrolloheshin imtësisht, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, ata u detyruan të transportoheshin me avionë të tjerë dhe pas një vonese të konsiderueshme.
Shtetasi indian jeton në kantonin Vaud me vizë C.
Vetëm pak muaj më parë, një grua xheloze, për të ndaluar bashkëshortin e saj që të fluturonte, siç dyshonte ajo, te e dashura e tij, kishte alarmuar po në këtë aeroport për ekzistim bombash në aeroplan. Ajo pastaj e kishte marrë dënimin me një gjobë të majme.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











