E-Diaspora
Poezia shqiptare në Literaturhaus të Salzburgut
"Emri që mban shoqata Shqiptare-Austriake, është ai i aktorit Aleksandër Moisiu, i lindur si i biri i një familjeje shqiptare në Trieste në vitin 1875"
Letërsia shqipe është e pasur me poezi. Dhe, ky konstatim nuk vlen vetëm për shkrimtarët që jetojnë në Shqipëri, Kosovë ose Maqedoni por edhe për autorët që shkruajnë shqip në shumë vende të botës.
Tetë autorë të zgjedhur nga regjione të ndryshme të Austrisë (Vjenë, Wels, Salzburg, Kufstein dhe Schladming) lexojnë vargjet e tyre nën moderimin e Edona Ramadanit, e cila i lexon në gjuhën gjermane të gjitha vargjet e lexuara në origjinal nga autorët, shkruan “Salzburger Nachrichten”.
Në mes të leximeve poetike do të ketë muzikë ndërsa në fund ofrohet një apero e vogël shqiptare.
Autorët që lexojnë në këtë mbrëmje janë: Xhenc Bezhi, Zef Ndrecaj, Teuta Rexhepi, Anton Marku, Besim Xhelili, Edona Ramadani, Ragip Dragusha dhe Dan Kosumi.
Këtë pasdite leximi letrar e organizon Shoqata Austriake-shqiptare që është një organizatë e pavarur e cila promovon dhe nxit bashkëjetesën e dy kulturave. Preokupimi kryesor i saj është integrimi i migrantëve shqiptarë në shoqërinë austriake.
Një segment me rëndësi në këtë synim të saj është kultivimi i gjuhës dhe kulturës.
Emri që mban shoqata e themeluar së voni në Salzburg, është ai i aktorit Aleksandër Moisiu, i lindur si i biri i një familjeje shqiptare në Trieste në vitin 1875 dhe i rritur në qytetin port të Shqipërisë, Durrës. Në Vjenë, ku ai ka vdekur në vitin 1935, ishte bërë njëri ndër aktorët më të famshëm të teatrit të kohës së tij.
Në vitin 1920 Moisiu kishte luajtur rolin kryesor në dramën “Jedermann”, të cilin e kishte interpretuar disa herë radhazi në festivalin e njohur “Salzburger Festspielen”, shkruan më tutje gazeta.
Aktiviteti letrar me moton “Gjurmët e Librit – Albanische Poesie in Österreich” mbahet më 19 tetor në Literaturhaus të Salzbrgut duke filluar në orën 16.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore













