Shkurt.ch
Polici dënohet me gjobë, ka shqelmuar vjedhësin e arrestuar
Dëshmitë e filmuara janë marrë si bindëse dhe kanë bërë që polici të dënohet për shkaktim të lëndimit të lehtë dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Një polic nga Lucerni ka shqelmuar disa herë personin e kapur në vjedhje në një shitore orësh dhe e gjithë kjo është xhiruar nga kamerat vëzhguese të instaluara në dyqan. Dëshmitë e filmuara janë marrë si mjaft bindëse dhe kanë bërë që polici të dënohet për shkaktim të lëndimit të lehtë dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ngjarja ka ndodhur në qershorin e vitit të kaluar kur vjedhësin, të cilin tashmë e kishte arrestuar, polici në fjalë po e godiste disa herë me shqelma.
Nga filmimet e bëra me këtë rast, emisioni i njohur i televizionit publik të Zvicrës “Rundschau” kishte emetuar disa inserte. Kjo e kishte bërë këtë shkelje ligji më të njohur për opinionin.
Polici nga Lucerni është dënuar nga një gjykatë e këtij qyteti me një dënim me kusht e para si dhe me një gjobë prej 1000 frangash.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore











