Kosova
Polici i plagosur do të dërgohet në Turqi për shërim
Zyrtari i Policisë së Kosovës, Artur Mrasori, do të dërgohet në Truqi për shërim. Ai mori lëndime të rënda në sy, si pasojë e një shpërthimi gjatë ditës së martë teksa po merrte pjesë në një aksion bastisjeje.
Lajmin se Mrasori do të dërgohet në Turqi për shërim të mëtejmë e ka konfirmuar për Express drejtori i Shërbimit Klinik dhe Spitalit të Kosovës, Basri Sejdiu.
“Po, mund t’ ju konfirmojmë se është bërë rekomandimi që Mrasorin ta dërgojmë në Turqi për trajtim të mëtejmë”.
Sejdiu po ashtu ka bërë të ditur se edhe aeroplani për dërgimin e Mrasorit për trajtim të mëtejmë në Turqi është gjetur.
Artur Mrasori u lëndua rëndë mbrëmjen e së martës gjatë një aksioni të policisë në fshatin Zhur të Prizrenit. Në këtë aksion, nga eksplozivi mbeti i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ndërkaq përveç Arturit, edhe dy zyrtarë të tjerë të policisë mbetën të lënduar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












