Bota
Polici, i shndërruar në piktor
Një oficer policor, i cili luftoi kundër terrorizmit në Turqi me vite të tëra, tha se arma e tij më e mirë për të bërë gjëra të mira tani është brusha për pikturë, e jo plumbi.
“Nëse më pyesni se si u shërbej njerëzve më së miri, them se është nëpërmes artit”, tha ish-shefi i divizionit kundër terrorizmit, Ahmet Sula, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se gjuha universale e artit arrin në vende të paimagjinueshme. Sula shtoi se përvoja e tij si polic ishte që të jetonte anën e ftohtë, të hidhur dhe të errët të jetës dhe duke përjetuar këtë kultivoi aftësinë e tij për pikturë.
Pikturat e tij pothuajse abstrakte përmbajnë shenja edhe të artit bashkëkohor dhe Otoman dhe deri tash ishin pjesë e 21 ekspozitave, katër prej tyre jashtë Turqisë dhe 17 në vend. Ahmet Sula aktualisht po përgatitet për ekspozitën e tij të parë në Romë, e cila do të hapet pas 4 muajsh.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel












