Kosova
Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 10 kilogramë heroinë në Merdar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 20 paketime të substancës së dyshuar, heroinë.
Drejtori i Antidrogës, Reshat Murseli, në një konferencë për media ka thënë se substanca e dyshuar u kap në Merdar, në një automjet me targa kroate, ku i dyshuari i kësaj vepre është arrestuar.
”Tek një automjet me targa kroate, hetuesit kanë hasur indikacione të dyshuara dhe kanë arritur që në pjesën në bagazh të kamofluar në gomën rezervë të automjetit të gjejnë 20 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroine. Në derën e bagazhit po ashtu janë gjetura të fshehura para në vlerë 2.500 euro dhe një celular. Sipas provave të gjetura, është konstatuar se 20 paketime janë në peshë 10 kilogramë e 60 gramë substancë e dyshuar e llojit heroinë – të cilat tashmë janë sekuestruar, ngjashëm sikurse dhe vetura dhe mjetet e gjetura dhe celulari”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar në vend të ngjarjes dhe pritet ndalimi, ndërsa kjo substancë sipas policisë, nga Kosova kishte destinacion vendet e Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














