CH-Ballkani
Policia e Kosovës kap vrasësin e dyfishtë që i kishte ikur dënimit në Zvicër
Në vitin 2012 dy shqiptarë, babë e bir, me prejardhje nga Kosova kishin vrarë dy shqiptarët tjerë po ashtu babë e bir në Oensingen të Solothurnit. Ata ishin të miqasuar mes vete.
Gjykata e Lartë e Solothurnit kishte dënuar babanë 54 dhe të birin 28 vjeçar në fund të vitit të kaluar me dënime burgu shumëvjeçar: 20 vjet për djalin dhe 18 vjet për të atin, shkruan polizeinews.ch. Por e meta e kësaj ishte se babai nuk ishte paraqitur fare në gjykim, pasi që gjatë asaj kohe po shfrytëzonte pushimin që e jep burgu, transmeton albinfo.ch. Dhe për këtë pushim ai kishte shkuar në Kosovë, ku dhe ishte sëmurë. Nga ajo kohë ai kërkohej nga Zvicra, madje edhe me Interpol.
Por së fundi personi në fjalë është kapur nga policia kosovare, shkruan solothurnerzeitung duke cituar portalin kosovar indeksonline. Edhe policia e Kosovës e ka konfirmuar për gazetën blick se është arrestuar një person me të dhëna të njëjta.
Edhe një pjesëtar i afërm i të dy familjeve i cili në të njëjtën kohë kishte qenë në Kosovë, është shprehur i kënaqur me arrestimin, përcjell albinfo.ch. “Ne gëzohemi shumë. Unë shpresoj se ai tash do të përfundojë në burg”.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











