Kosova
Policia e Kosovës: Këto janë zgjedhjet më të qeta që janë mbajtur deri më tani
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se deri në orën 16:00 aktualisht situata është e qetë dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhore po shkon siç duhet.
Deri më tani janë iniciuar dy raste, njëri në Prishtinë e tjetri në Prizren.
“Deri në orën 16.00 Policia e Kosovës, në aspektin e sigurisë deri tani vlerëson si një proces të qetë. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, deri më tani ka iniciuar dy raste që ndërlidhen me procesin zgjedhor. Të dy rastet, njëri i ndodhur në Prishtinë dhe tjetri në Prizren janë emërtuar “Cenim i fshehtësisë së votimit”, ka thënë Kelani, për Indeksonline.
Lidhur me disa raste që është raportuar se janë shitur votat online, Kelani ka thënë se janë në dijeni dhe ndaj dy personave janë hapur rastet.
“Me vendim të prokurorëve, rastet janë proceduar në procedure të rregullt. PK ka trajtuar çdo informacion që ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor si dhe ka trajtuar edhe raste që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor”, ka shtuar tutje Kelani.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë Studiuesit përdorin tumorin e pacientit për të trajnuar sistemin imunitar, duke hapur rrugë të reja në... -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër?














