Kosova
Policia e Kosovës monitoron qendrat e votimit në Veri
Policia e Kosovës po monitoron të 19 qendrat e votimit në katër komunat veriore të Kosovë.
Qendra alternative, kontejnerë janë vendosur për t’u mundësuar qytetarëve votimin dhe gjashtë qendrat e rregullat janë nën mbikëqyrjen e policisë së Kosovës në Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq.
Sipas policisë, plani operativ për zgjedhjet në veri po zbatohet konform fazave të parapara me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë për qytetarët, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, nga ky institucion shtojnë se ka mjaftueshëm staf policor për të mbajtur nivelin e sigurisë.
“Synimi i PK-së si çdo herë mbetet që përmes realizimit të detyrave në mënyrë profesionale të garantojë ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, të ndërmarrë veprime parandaluese ndaj dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend. Po ashtu vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, raportime këto të cilat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale”, thuhet në njoftimin policor, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












