Kosova
Policia e Kosovës: 117 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid
Paralajmërimi për gjoba është bërë pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës
Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 117 qytetarëve, të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Tiketa të shqiptuara në bazë të Ligjit COVID-19 janë 117”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës.
Paralajmërimi se do të ketë gjoba është bërë ditë më parë, ku ështē thënë se nga 14 gushti Policia e Kosovës do të jetë aktive në realizim dhe zbatimin masave të reja në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, të cilat janë vendosur më 12 gusht nga Qeveria e Kosovës.
Masat e prezentuara nga Qeveria e Kosovës janë: bartja e maskës është bërë e obligueshme, përveç rasteve kur një person ec vetëm në ambient të jashtëm, gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër persona, apo gjatë ushtrimeve fizike.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












