Lajme
Policia e Kosovës, profesionale
Në sytë e publikut britanik, Policia e Kosovës shfaqet e fortë dhe profesionale, por vendi portretizohet me shumë krim të organizuar, trafik droge e prostitucioni.
Britanikët, kanë mundur të shikojnë se në shtetin më të ri në kontinentin e vjetër ka polici të fortë dhe përpjekje serioze për rend e ligj si dhe luftë kundër krimit të organizuar.
Në kanalin televiziv ITV4, në programin e njohur “Policia e fortë”, të ish-futbollistit dhe aktorit të njohur britanik Vinnie Jones, kësaj here ishte Policia e Kosovës. Ky program vë në fokus policitë e vendeve të ndryshme të botës, puna e të cilëve, për shkak të rrethanave të caktuara të secilit shtet, cilësohet si shumë e vështirë dhe e rrezikshme, por në të njëjtën kohë organet e rendit vlerësohen si mjaft të forta, raporton Express.
Por, edhe pse në këtë program vlerësohet Policia e Kosovës, prezantimi i vendit, Kosovës, tregon se shteti i ri vlerësohet si vend i krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Emisioni fillon me përshkrimin e pozitës gjeografike të Kosovës, vendit më të vogël në rajonin e Ballkanit.
Duke cituar raportin e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, në të cilin thuhet se në popullatën rreth dy milionëshe, 70 për qind e tyre kanë armë, atëherë puna e policisë është mjaft e vështirë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit











