Lajme
Policia kërkon sigurime shëndetësore
Gjendja e policëve të lënduar për “Vidovdan” raportohet e mirë, ndërsa sindikata kërkon masa ligjore kundër huliganëve që sulmuan policinë
Sindikata e Pavarur e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga organet hetuese që të iniciojnë të gjitha masat e parapara me ligj, kundër huliganëve serbë që sulmuan policinë e Kosovës dy ditë më parë në pilën kufitare Merdarë që ndanë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë.
“Sindikata kërkon nga organet kompetente që ndaj këtyre huliganëve të iniciohen dhe ndërmerren të gjitha masat e parapara ligjore, sepse aktet e tilla të përpjekjes për hyrje ilegale dhe të dhunshme në shtetin e Kosovës, si dhe sulmet dhe shkaktimi i lëndimeve ndaj zyrtarëve policorë paraqesin vepra të rënda penale, janë shkelje serioze e rendit, ligjit dhe e Kushtetutës të Republikës së Kosovës” thuhet në reagim.
Kjo sindikatë e cila është duke përcjell në vijimësi gjendjen e policëve të lënduar, thotë se policët e lënduar janë në gjendjen të qëndrueshme shëndetësore. SPPK megjithatë kërkon nga institucionet e Kosovës që të përshpejtojnë procedurat për aprovimin e Ligjit për sigurim shëndetësor.
“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës përshpejtimin e domosdoshëm të procedurave për aprovimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, si dhe të shqyrtohen alternativa të mundshme për pjesëtarët e Policisë së Kosovës për sigurim shëndetësor dhe aksidental, duke pas parasysh se kjo është e natyrës urgjente, veçmas për pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim e SPPK.
Ndryshe, policët e Kosovës janë pothuajse të vetmit në rajon që nuk kanë sigurime shëndetësore e as sigurime të tjera të jetës, apo të rrezikshmërisë. Që nga themelimi i Shërbimit Policor të Kosovës e deri tash, në kryerje të detyrës kanë rënë disa policë, ndërsa për mirëqenien e familjeve të tyre, nuk ka pasur ndonjë përkundje institucionale.
I fundit që ka rënë në kryerje të detyrës ka qenë polici i njësive speciale, Enver Zymberi i cili u vra më 25 korrik 2011 në veri të Kosovës, gjatë përpjekjeve të institucioneve kosovare për të vënë rend dhje ligj në atë rajon.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














