Lajme
Policia konfiskon 350 kilogram marihuanë
Në Xërxë të Rahovecit, në një hapësirë të improvizuar brenda një kamioni me rimorkio, janë zbuluar 350 kilogramë drogë
Policia e Kosovës konfiskoi të premten rreth 350 kilogramë drogë të llojit marihuanë, si dhe arrestoi pesë perosna nën dyshimit për krim të organizuar dhe posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike. Me këtë aksion që filloi të enjten, policia kosovare shënoi rekord për sasinë e drogës së konfiskuar. Ky aksion, në cilin janë përfshirë policë dhe hetues nga disa regjione të Kosovës, ka përfunduar në Xerxë të Rahovecit. “Njësitet e specializuara të Policisë, kanë filluar realizimin e kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Shpejtim P. në fshatin Xërxë, komuna e Rahovecit.
Gjatë kontrollit në një kamion me rimorkio të llojit Iveco me targa maqedonase, në një hapësirë të improvizuar brenda rimorkios, janë zbuluar 331 paketime me peshë rreth 350 kilogramë marihuanë”, thuhet në një njoftim të Policisë. Në kuadër të realizimit të objektivave që dalin nga Strategjia Kombëtare Kundër Drogave në Kosovë, Policia e Kosovës, siç thuhet në një komunikatë, është duke përmbushur detyrat e saj konform planit të veprimit në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me substanca narkotike në vend. I tërë operacioni policor për arrestimin e të dyshuarve dhe konfiskimin e substancave narkotike ka qenë duke u hetuar një kohë të gjatë, nën autorizimin e Prokurorisë së Qarkut të Prishtinës. “Në Pejë është arrestuar i dyshuari Blerim V. derisa po tentonte të largohej nga Kosova nëpërmjet pikëkalimit kufitar në Kullë me veturën e tij të llojit Pasat me targa zvicerane.
Operacioni ka vazhduar në Rahovec ku është arrestuar Besnik D. dhe Sefë F. si të dyshuar të përfshirë në këtë grup kriminal. Ndërsa në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit është arrestuar i dyshuari Xhevdet R. shtetas i Maqedonisë”, njofton Policia. Personave të arrestuar në konsultim me prokurorin kompetent u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore. Ndërkohë atyre iu janë konfiskuar edhe veturat, si dhe disa armë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar











