Lajme
Policia konfiskon qindra vetura të mërgimtarëve
Sipas Doganave të Kosovës, nga janari deri në qershor të këtij vitit, janë konfirmuar 500 vetura të bashkatdhetarëve për shmangie të taksave
Policia e Kosovës, brenda gjashtë muajve të fundit, ka konfiskuar rreth 500 vetura që u përkasin bashkatdhetarëve nga diaspora, të cilët nuk e respektojnë kodin doganor. Veturat e konfiskuara shfrytëzohen nga jopronarët, pa iu nënshtruar procedurës së zhdoganimit.
Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, ka thënë se për të mos ndodhur konfiskimi i automjeteve dhe pagesa e gjobave, palët që vendosin t’i lënë veturat në Kosovë duhet ta bëjnë zhdoganimin e tyre.
Ai thotë se nëse vetura nuk zhdoganohet, por shfrytëzohet nga jo pronari, atëherë kjo nënkupton si shmangja nga tatimi.
Sipas tij, nga janari deri në qershor të këtij vitit, janë konfirmuar 500 vetura për shmangie të taksave, e që krahasuar me përudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i konfiskimeve është rritur për 160 vetura të konfiskuara.
“Për këtë periudhë ne kemi bërë një fushatë vetëdijesuse në mënyrë që qytetarët t’i zhdoganojnë vet, që mos të vije deri te konfiskimi”, citon Koha zëdhënësin Stavileci. Konfiskimi i këtyre veturave bëhet nga Policia e cila më pas i dërgon në doganë për procedura të tjera.
“Ndërsa pas konfiskimit, nëse pronari dëshiron ta kthej veturën ai paraprakisht duhet të paguaj gjobën në Doganë për shmangie nga tatimi, që kap shumën prej 500 deri në 10 mijë euro, varësisht nga vlera e veturës së konfiskuar”, deklaroi zëdhënësi i Doganës së Kosovës.
Megjithatë, shoqëria civile konsideron se janë pikërisht tarifat e larta doganore ato që po i shtyjnë qytetarët që t’iu shmangen tatimeve. Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori” thotë se zhdoganimi i automjeteve është shumë i lartë, prandaj ai thotë se Qeveria duhet ta ndryshojë këtë qasje.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar












