Kosova
Policia ndaloi tre persona në Aeroportin e Prishtinës
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tri vepra penale që janë kryer nga persona të ndryshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në rastin e parë policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar dokumente të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.
“Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në rastin e dytë është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në valixhen e tij, është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Dhe në rastin tjetër është kërkuar që të largohet nga aeroplani i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka penguar personelin e aeroplanit gjatë kryerjes së detyrës.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër














