Lajme
Policia ndalon një “Rally” në Autostradë
Për të ndjekur këtë garë automobilistike të organizuar në mënyrë të kundërligjshme, në Autostradë ishin grumbulluar mbi 100 automjete, kryesisht të reja dhe të shpejta
Policia e Kosovës, në momentet e fundit, parandalon mbajtjen e një gare të rrezikshme me automjete në autostradën “Ibrahim Rugova”. Kjo garë ishte planifikuar nga një grup personash, të cilët kishin caktuar “startin” në kilometri e 52-të të autostradës së kombit, në afërsi të Malishevës.
Në vendin e ngjarjes, sipas Policisë, ishin grumbulluar mbi 100 automjete të ndryshme udhëtarësh, kryesisht automjete të reja dhe të shpejta me qellim të zhvillimit te garave me shpejtësi të lartë.
“Njësitet Policore të komunikacionit rrugor të caktuara për mbikëqyrje të autostradës mbrëmë me datë 05.08.213 rreth orës 24, kanë arritur të parandalojë mbajtjen e një gare të paparalajmëruar automobilistike në autostradën e Kosovës “Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftim.
Për të përcjellë këtë garë automobilistike të organizuar në mënyrë të kundërligjshme, sipas Policisë kosovare, në autostradë ishin grumbulluar rreth 150 qytetarë të rajoneve të ndryshme të Kosovës.
Zhvillimet garave të kundërligjshme me automjete janë rreptësisht të ndaluara në bazë të ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Nr.02/L-70, saktësisht të sanksionuara nga neni 55.4. Në bazë të këtij neni për kundërvajtje kryerësi dënohet me gjobë prej 130 deri në 400 euro.
Ngasësi i automjetit që vepron në kundërshtim me pikën D të paragrafit 1 të këtij neni, sipas Policisë, i shqiptohet masa e ndalimit të drejtuarit të mjetit motorik prej gjashtë muajsh deri në një vit.
“Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së sigurisë së komunikacionit rrugor dhe parandalimit të veprimeve të kundërligjshme apelon tek të gjithë qytetarët, pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, në të kundërtën do të ndërmerren masa konform ligjit ndaj ç’do kundërvajtësi”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












