Lajme
Policia në gjumë të thellë!
Nga dhjetë policë kujdestarë, vetëm një rri i zgjuar të tjerët flenë në orarin e punës. Kjo gjendja ka shqetësuar Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili ka inspektuar policinë gjatë natës
Vetëm dhjetë për qind e policëve të Kosovës, kanë mbajtur kujdestarinë gjatë ndërrimit të natës, ndërsa 90 për qind e tyre kanë fjetur gjatë orarit të punës. Kështu konsideron Inspektorati Policor i Kosovës, bazuar në inspektimin që i kishte bërë organeve të rendit.
Këto vlerësime Inspektorati Policor i ka nxjerrë pas kontrolleve të jashtëzakonshme që i ka bërë policisë gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti dhe gjatë vitit të kaluar lidhur me vlerësimin e performancës policore gjatë ndërrimit të natës.
Sipas tyre, vetëm rreth 10 për qind e policëve janë gjetur në vendin e punës në kohën e ndërrimi i natës. Nga ky raport del se Policia e Kosovës është e përgjumur.
Sipas raportit, Inspektorati Policor i Kosovës ka vizituar dhe ka inspektuar gjithsej 34 stacione, përkatësisht 34 njësi policore, përfshi edhe gjashtë komandat regjionale të Policisë, raporton “Zëri”.
“Më saktësisht nga 2960 zyrtarë policorë që do të duhej të ishin në vendin e punës në ndërrimin e natës, vetëm 300 nga ta janë gjetur aty”, thuhet në raport. Sipas këtij raporti të IPK-së, 2660 policë e eprorë policë kanë fjetur gjatë orarit të punës.
Më saktësisht, sipas Raportit, nga personeli i graduar me gradën rreshter, nga 315 rreshterë vetëm 31 ishin aktiv në këto njësi të inspektuara.
Sa i përket vijës së mesme dhe vijës së lartë menaxhuese, ku përfshihen gradat nga toger e deri te koloneli, vetëm 5 togerë dhe 1 major ishin aktiv gjatë këtij ndërrimi të natës. Ndërsa 103 togerë, 49 kapitenë, 9 majorë, 11 nënkolonelë dhe 2 kolonelë kanë qenë në gjumë të thellë.
Duke analizuar këto të gjetura të këtij inspektimi Inspektorati Policor ka konstatuar se kjo gjendje ndikon negativisht në imazhin e Policisë së Kosovës dhe në përgjithësi të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Për këtë i ka rekomanduar Drejtorit të Policisë së Kosovës që urgjentisht të reagojë duke aktivizuar të gjitha resurset për ta ndryshuar këtë gjendje dhe duke bërë inspektime e auditime të shpeshta dhe duke shqiptuar masat e nevojshme disiplinore për secilin policë neglizhon punën.
Shefi i Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, lidhur me këtë nuk ka dashur të komentojë. Ai shkurt ka thënë se “Policia po i kryen me përgjegjësi detyrat që i ka”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












