Kosova
Policia në Kosovë arreston 5 persona, shisnin lëndë narkotike
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar per persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”, e po ashtu ka sekuestruar sasi lëndësh që dyshohet të jenë marihuanë.
Policia thotë se kanë punuar rreth tre muaj kundër këtij grupi, ndërsa ata janë kapur deri sa po udhëtonin me veturë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
“Në konsultim me prokurorin kujdestar dhe me urdhër verbal të GJPP-së është bërë kontrollimi i shtëpisë se të dyshuarit F.R. dhe në banesën e personave të dyshuar, ku janë gjetur: 14 paketime me të mëdha me marihuanë me peshe 718.1 gramë, një paketim me marihuanë peshë 1006 gram , 1 paketim me marihuanë me peshë prej 503.4 grame si dhe 153 qese te vogla te mbushura me narkotike te llojit marihuanë të gatshme për shitje me peshë prej 234.8 gram, dy peshore elektronike, rreth 200 qese të zbrazura sikur ato te cilat janë paketuar narkotiket për shitje, pasaporta e personit të dyshuar shtetas i Shqipërisë si dhe një fletore me shënime për shitje të narkotikeve. Të gjitha këto dhe vetura e të dyshuarave janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin.
E-Diaspora
-
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit për koncertin e tij të parë në Zvicër, më... -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik”
Jeta në Zvicër
-
Dy priftërinj nga Dioqeza e Bazelit pezullohen për dyshime për abuzim seksual Dioqeza e Bazelit po përballet me një rast të ri të dyshuar për abuzim. Dy priftërinj... -
Regjimi kubanez përfiton miliona nga duhanpirësit e purove në Zvicër -
20 mijë vrapues në Zürich Marathon 2026: Pjesëmarrësit shqiptarë, me rezultate të shkëlqyera -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Rasti tronditës me 15 fëmijë të abuzuar në çerdhet në Winterthur, kishte sinjale paralajmëruese prej kohësh












