Lajme
Policia shkatërroi më shumë se 105 mijë fishekë
Asgjësimi i armëve, sipas Policisë, është realizuar pas konfiskimit të tyre gjatë vitit të kaluar dhe pas përfundimit të proceseve gjyqësore të organeve kompetente
Policia e Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), kanë shkatërruar sot (e martë) në Malin Goleshit mbi Sllatinë, më shumë se 105 mijë copë municioni të konfiskuara nga Policia, gjatë këtij vitit dhe vitit të kaluar.
Shkatërrimi i municionit u realizua në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, nga Ministria e Punëve të Brendshme me ç’rast është mbështetur nga UNDP me Projektin për Minimizimin e Rrezikut të Armëve dhe Eksplozivëve (FERM) dhe i financuar nga qeveritë e Gjermanisë dhe Norvegjisë.
“Asgjësimi i armëve është realizuar pas konfiskimit të tyre gjatë vitit të kaluar dhe pas përfundimit të proceseve gjyqësore të organeve kompetente. Ky asgjësim është kryer nga zyrtarët të cilët janë të trajnuar dhe certifikuar për këto lloje të municioneve”, deklaroi Dejan Jankovic, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje.
Shkatërrimi i municionit u zhvillua në përputhje me Udhëzimet Ndërkombëtare Teknike për Municion të OKB-së (IATG).
Gjatë viteve të kaluar Policia e Kosovës ka asgjësuar edhe mijëra armë të gjata dhe të shkurta, që janë konfiskuar nga qytetarët. Ky është një projekt i përbashkët, vendorëve dhe ndërkombëtarëve, që vazhdon për asgjësimin e armeve ilegale, të cilat janë në numër të madh në duar të qytetarëve. Sipas UNDP=së, mendohet se në Kosovës janë rreth 350 mijë armë ë gjata ilegale.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












