Shqipëria
Policia shqiptare largon tabelat me mbishkrime në gjuhën greke
Pasi një ditë më parë reagoi partia shqiptare që mbron të drejtat e çamëve PDIU, edhe banorë të jugut të Shqipërisë, policia sot ka zhvilluar një operacion në fshatin Finiq të Sarandës, ku edhe ka larguar tabelat e vendosura edhe në gjuhën greke.
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e quajti provokim të rëndë vendosjen e tabelave rrugore në gjuhën greke në jug të Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat, PDIU akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama.
“Nëse qeveria shqiptare nuk ndërhyn në kohë, tregon se ka gisht në cenimin e sovranitetit të vendit. Greqishtja është gjuhë e dytë vetëm në Finiq e Dropull dhe atje tabelat duhen fillimisht në gjuhën shqipe, pastaj në greqisht”, thuhej në reagimin e PDIU-së.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













