Bota
Policia vret shoferin slloven duke ndjekur bandën shqiptare
Në orët e para të mëngjesit të të mërkurës, në Berlin një patrullë policore provon të ndalojë katër person të dyshuar për vjedhje. Policët duan ta ndalojnë automobilin e kuq Opel të bandës që e ngiste por ngasësi i jep gaz dhe tenton të ikë, shkruan bz.de.
Pas kësaj policët vendosin ta nxjerrin makinën nga trafiku dhe ia dalin, duke bërë që opeli të përplaset në shtyllën e një llampe të rrugës. Tre veta dalin nga vetura dhe provojnë të vazhdojnë ikjen këmbë, transmeton albinfo.ch. Por njëri nga policët e drejton armën nga personi i katërt, shoferi, i cili provonte ta ndizte sërish makinën dhe të ikte me të. Me këtë rast polici qëllon dhe e plagos rëndë shoferin, një shtetas slloven.
Në të njëjtën kohë policët tjerë u vihen mbrapa tre të tjerëve, me ç`rast ia dalin t`i kapin dy shqiptarë ndërsa shqiptari i tretë, pjesëtar i bandës, arrin të ikë.
Ndërkohë slloveni i plagosur vdes në autoambulancën që kishte ardhur për ta shpëtuar.
Në sfond të hetimeve policore ishin informatat për vjedhje të rënda me formacion bandash, të pesë personave, shumica e tyre shqiptarë. Pothuaj të gjithë ata banonin deri vonë në një kamp azili dhe ishin tashmë në listën për riatdhesim në Shqipëri.
Indiciet për veprimtarine e tyre kriminele kishin ardhur nga kampi. Një dëshmitar madje kishte theksuar se së paku njëri nga të dyshuarit kishte një armë zjarri me vete.
Policia kishte njohuri se këta persona mund të ishin përgjegjës për një seri plaçkitjesh të shtëpive, vjedhje të veshbathjeve të shtrenjta dhe për grabitje në një dyqan stolish si dhe në një furrë, përcjell albinfo.ch. Pasditen e të mërkurës është bastisur kampi dhe me atë rast janë arrestuar dy të dyshuar.
Policia bën me dije se slloveni i vrarë nuk ka qenë pjesë e grupit që ajo e kishte observuar. Mendohet se ai kishte qenë vetëm vozitës i makinës, që i takonte një shqiptari. Arton S., e udhëheq një shërbim pastrimi në Hohenschönhausen. Askush në këtë firmë nuk ka dashur t`u përgjigjet pyetjeve të gazetës.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë











