Lajme
Politikanë dhe kriminelë po bëjnë pastrim parash me Bitcoin në Shqipëri
Bitcoin, paraja virtuale ka nisur të përdoret edhe në Shqipëri. Të parët janë pjesëtarët e botës së krimit, por edhe politikanë, të cilët shfrytëzojnë fshehtësinë e monedhës për të transferuar dhe pastruar paratë e pista.
Top Channel ka biseduar me një prodhues të parave virtuale i cili shpjegon se si këto para janë duke u përdorur.
Gent PROGNI: Bitcoini përdoret për pastrim parash.
GAZETARJA: Përse nuk ka kontroll nga shteti?
Gent PROGNI: Është i paaftë, edhe bota është e paaftë për momentin që ta kontrollojë bitcoinin. Por është edhe shumë i sigurtë, sepse, nuk ekspozohet asnjë e dhënë personale e personave që përdorin bitcoin.
Bitcoin është paraja virtuale që përdoret në shumë vende të botës dhe nga dita në ditë po zëvendëson atë konvencionale. Top Channel ka realizuar intervistë me një person që prodhon bitcoins, por kërkon të qëndrojë i fshehur ashtu si paratë e tij virtuale. Ai thotë se në Shqipëri bitcoini përdoret nga organizatat kriminale dhe politika.
GAZETARJA: Kur ke filluar të merresh me bitcoin?
DENONCUESI X: Bitcoin ka pothuajse 2 vjet që i prodhoj, majner (minierë) quhet. Në Shqipëri ka shumë hotspote që i prodhojnë bitcoins. Mënyra më e thjeshtë për prodhimin e bitcoinve janë pajisjet haitminer që prodhojnë therium ose kriptomonedhë tjetër që në fund konvertohet në bitcoin.

GAZETARJA: Porositës të bitcoinit në Shqipëri a kemi njerëz që merren me politikë?
DENONCUESI X: Po. Ka persona me poste të larta që kanë krijuar hotspotet e tyre dhe prodhojnë bitcoin.
Po përse bitcoin porositet nga organizatat kriminale?
” Dy janë arsyet kryesore, ulja e kostos së transaksioneve dhe shmangia e kontrollit e sistemit bankar”, shprehet Agim Kukeli, ekspert ekonomie.
Të prodhosh bitcoin ka kosto të lartë, ndërsa fitimi është marramendës.
“Një bitcoin në këto momente që flas kushton 23 mijë euro. Çmimi i lartë justifikohet me faktin se oferta e bitcoinit është e kufizuar”, shton më tej Kukeli.
GAZETARJA:Sa është kostoja e prodhimit të një bitcoini?
DENONCUESI X: Prodhimi i një bitcoini sot kap koston e 32 mijë dollarëve. Pajisja që përdoret për prodhimin e bitcoinit kushton nga 300 dollarë deri në 3.500 dollarë, plus që energji elektrike kushton shumë diku tek 3000 mijë dollarë.
GAZETARJA:Dhe sa fiton?
DENONCUESI X: Sipas pajisjes fitohet nga 2.5 dollare në 25 dollarë në ditë.
GAZETARJA: A nuk të duket kjo si firmat paramidale, është e frikshme mënyra se si i rritet vlera kësaj monedhe virtuale?
DENONCUESI: Për dikë nuk ka infomacion nga teknologjia tingëllon si skemë mashtrimi. Bitcoini është si bursa botërore.
” Kriptomonedha është një monedhë elektronike që është tepër e sigurt, madje më e sigurtë se një llogari bankare”, shprehet Gent Progni.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?