Bota
Politikani i CDU-së mbështet refugjatët dhe rebelohet ndaj partisë së tij
“Nëse bashkimi familjar dështon për shkak të CDU-së, kjo do të mbetet si një plagë në shpirtin e partisë e cila do të lëshojë qelb një kohë të gjatë. Kjodo të ishte turpëruese për fytyrën e CDU-së”.
Ish ministri për çështje sociale nga partia CDU, politikani shumë popullor gejrman Nobert Blüm ka një problem me partinë e tij. Ai i ka bër apel CDU-së që gjatë zhvillimit të negociatave për ndërtimin e koalicionit qeveritar, “urgjentisht” të mbështesë lejimin e bashkimit familjar për refugjatët.
“Është në kundërshtim me mësimet bazë të filozofisë sociale të krishterë kundërshtimi i bashkimit familjar, pavarësisht nga numri i refugjatëve”, ka thënë Blum në një intervistë që i ka dhënë F.A.S (botimi i së dielës i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung). Martesa dhe familja lidhen për gjithë jetën, bashkëshorti dhe bashkëshortja i takojnë njëri tjetrit së bashku dhe fëmijët duhet të jenë me prindërit e tyre, transmeton albinfo.ch. Ky rregull vlen gjithkund dhe gjithmonë, pavarësisht nga përkatësia shtetërore, religjioni dhe numri i personave të prekur. Ndalimi i bashkimit familjar është i ngjashëm me një shkurozim të detyruar nga shteti”, ka thënë ai.
Me këtë reagim, politikani i CDU-së rebelohet kundër partisë së tij, e cila është duke kundërshtuar kërkesat që Partia e Gjelbër i bën në negociatat për koalicion qeveritar. E këto kërkesa janë po ato që i bën Blum i CDU-së, pra lidhen me lejimin e bashkimit familjar të refugjatëve.
“Nëse bashkimi familjar dështon për shkak të CDU-së, kjo do të mbetet si një plagë në shpirtin e partisë e cila do të lëshojë qelb një kohë të gjatë. Kjo do të ishte turpëruese për fytyrën e CDU-së”, përcjell albinfo.ch. Prandaj ai u apelon negociuesve nga partia e tij: “Tërhiqeni frerin e emergjencës, dhe ndaloni tradhtinë e ideve tona më të mira. A duhet që tash filozofia sociale e krishterë të vihet në shitje? Kjo nuk do të ishte e denjë për Unionin Demokristian”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare Perspektiva për tregun zviceran të punës po përmirësohet, sipas treguesit të punësimit nga Instituti Ekonomik Zviceran... -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike











