Shkurt.ch
Politikani i SVP-së: Të shtrenjtohet vinjeta për të huajt
Por de Buman nga CVP/PDC thotë se “kjo është në kundërshtim me ligjin të diskriminohen të huajt në raport me vendësit"
Deputeti nacional nga SVP/UDC Peter Koller ka ngjallur reagime të ashpra me propozimin e tij të bërë në parlament me të cilin kërkon që të huajt të paguajnë më shumë për vinjetat e autostradës se sa vendësit. Ai e ka arsyetuar këtë kërkesë me faktin se zgjerimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të rrugëve automobilistike nacionale ka kosto tepër të lartë. “Marrë mesatarisht, ngasësit e huaj të automjeteve kalojnë tepër lehtë”, ka thënë Koller dhe ka shtuar se Këshilli Federal duhet të shqyrtojë mundësinë që çmimin e vinjetave për të huajt ta ngrejë në 100 franga.
Vendësit, falë kësaj ngritjeje do të paguanin më pak, gjegjësisht 60 franga. Por për rivalët politikë në parlament kjo është një ide e pakripë. Kështu, Dominique de Buman nga CVP/PDC thotë se “në radhë të parë është në kundërshtim me ligjin të diskriminohen të huajt në raport me vendësit dhe së dyti kjo do të ishte në kundërshtim me qëndrimin mikpritës që ka Zvicra ndaj turistëve të huaj. Në këtë mënyrë Zvicra do të bëhej edhe më e shtrenjtë për të huajt”. Edhe ashtu, sipas tij, turistët që këtu vijnë me automjete janë mjaft të diskriminuar në shfrytëzimin e autostradave.
Dhe kritikat nuk vijnë vetëm nga partitë tjera. Koller është kritikuar edhe nga partia e vet. Kështu, deputeti Oskar Freysinger nga SVP e ka kritikuar kolegun e tij duke thënë se edhe sot të huajt duhet të blejnë një vinjetë me çmim vjetor edhe nëse e shfrytëzojnë atë vetëm pak ditë. Prandaj nuk ka arsye t`i diskriminojmë edhe më shumë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Bllokim trafiku përpara portalit verior: Pritje e gjatë para tunelit Gotthard Një orë e 40 minuta pritje para Gotthardit. Tashmë një javë para Pashkëve, TCS raporton një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane?













