Kosova
Politikani serb thotë se ka dorëzuar padi për krimet e Serbisë në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka nisur një fushatë për krimet e kryera të Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë.
Këtë nismë Bogdanoviq e ka bërë të ditur në platformë “X”, të enjten.
Ai tha se zyrtarisht ka paraqitur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë – veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, transmeton telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Për këtë i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta mbështes në këtë drejtim, po ashtu edhe popullin e Kosovës.
“Sot kam filluar një fushatë zyrtare për Kosovën. Kam paraqitur një padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të gjitha krimet e kryera në Kosovë dhe veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës për mbështetje”, ka shkruar Bogdanoviq.
Bogdanoviq, më herët kishte kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë bërë në Kosovë.
“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, ka pohuar ai.
Ndërkaq, për mbështetjen ndaj Kosovës, ai thotë se vitin e kalur është intervistur edhe nga Agjencia Informative e Sigurisë së Serbisë (BIA).
Ndryshe, sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 njerëz, shumica dërmuese e të cilëve ishin civilë shqiptarë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












