Kosova
Polonia si kryesuese e BE-së s’jep shpresë se do të shqyrtohet propozimi i Kosovës
Presidenca polake e Bashkimit Evropian, ia ka lënë në dorë fatit, shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.
Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, shtet që për 6 muaj do ta kryesojë Këshillin e BE-së, kanë thënë se nuk janë optimistë se do të ketë progres në këtë çështje.
Në një përgjigje me shkrim për KOHËN, nga ky institucion thuhet se mundësitë për Kosovën janë të kufizuara.
“Shpresojmë dhe mbajmë gishtat e kryqëzuar që njëfarë progresi në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE është i mundur, edhe pse do të varet nga shumë faktorë të pavarur nga Presidenca polake në Këshillin e BE-së. Duke pasur parasysh këtë, për fat të keq, mundësitë dhe perspektivat për aplikimin e Kosovës për të ecur përpara, të paktën për momentin, duken mjaft të kufizuara. Siç jeni plotësisht të vetëdijshëm, fakti që pesë nga shtetet anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën gjithashtu nuk i ndihmon aspiratat tuaja evropiane”, thuhet në përgjigje.
Përparimi në dialog e shmangia e veprimeve provokuese që çojnë në tensione, nga Polonia përmenden si veprime që mund të jenë ndihmuese për Kosovën.
Por, arsyet e Polonisë nuk shihen të arsyeshme në Kosovë.
Sipas Klisman Kadiut, këshilltar i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, nënshkrimi i MSA-së është shembull se mund të gjendet konsensusi brenda BE-së.
“Vetë nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje mes Kosovës dhe BE-së, është shembull konkret se kur ka gatishmëri e vullnet, BE-ja mund të gjejë konsensusin e nevojshëm për avancimin e rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së. Dialogu nuk mund të jetë pengesë apo kriter për ecjen para të Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit evropian, përderisa vendi ynë nuk është pala bllokuese e procesit”, ka thënë ai.
Kadiu ka treguar se janë duke punuar me Presidencën e Polonisë që të dëshmojnë se meritojnë avancim në rrugën drejt BE-së.
“Vendimmarrja finale nuk varet nga ne, andaj duhet të ekzistojë edhe vullneti nga ana e Bashkimit Evropian që në një proces, i cili shpesh theksohet se është i bazuar në meritokraci, pikërisht meritokracia të mbizotërojë, të vihet në shqyrtim e vlerësim serioz aplikimi ynë dhe Kosova të mund të tregojë e dëshmojë nivelin e saj të përgatitjes dhe meritës për marrjen e statusit të vendit kandidat”, ka shtuar Kadiu.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në bllok, dy vjet më parë. Që nga dorëzimi i bërë më 15 dhjetor 2022, aplikimi ka mbetur i pashqyrtuar./KOHA
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














