Lajme
Populli më i stresuar në botë
Nëse ideja për grekët nuk është ajo e një populli të stresuar, ata kryesojnë renditjen e vendeve evropiane, në të cilat stresi perceptohet më shumë. Sipas studimit, Greqia është vendi më i stresuar në Evropë, me rezultatin më të lartë të stresit prej 71.8 nga 100, e ndjekur nga Turqia, e cila renditet si vendi i dytë më i stresuar në Evropë për raportet e niveleve të larta të stresit, me prej 71.2 nga 100.
Portugalia renditet si vendi i tretë më i stresuar në Evropë, me shkallën e tretë më të lartë të depresionit në Evropë me një rezultat stresi 68.4 nga 100.
Malta dhe Qipro renditen respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë, pasuar nga irlandezët dhe spanjollët. Italianët renditen në vendin e tetë, para francezëve dhe zviceranëve, që janë respektivisht në vend të 9 dhe të dhjetë.
Për të klasifikuar stresin, janë përdorur të dhëna nga Barra Globale e Sëmundjeve (një studim i revistës mjekësore Lancet që analizon periodikisht gjendjen e shëndetit të njerëzve në botë, duke përfshirë shëndetin mendor) dhe anketa mbi këtë temë të kryera nga Eurostat dhe Gallup. Në veçanti, u morën shqyrtim stresi, prevalenca e ankthit dhe depresionit, trishtimi dhe gëzimi i perceptuar nga individët për moshat nga 15 deri në 64 vjeç, si edhe orët javore të punës.
Sondazhi mbuloi të gjitha vendet evropiane, por përjashtoi Rusinë dhe Ukrainën, të dhënat e të cilave do të ishin të vjetruara dhe të pabesueshme për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Migros do të sjell hamburgerë të rinj, zviceranët skepitkë Migros do të shesë hamburgerë të prodhuar nga mbeturinat e birrës...
-
Rreth 150 mëlçi transplantohen në të gjithë Zvicrën çdo vit
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje