Lajme
Popullsia e Zvicrës do të arrijë në 9 milionë këtë vit
Në fund të shtatorit vendi kishte mbi 8.9 milionë banorë. Ai duhet të kalojë shifrën prej 9 milionë në 2023-ën, një rritje që tejkalon atë të vendeve fqinje, përcjell albinfo.ch.
Që nga prezantimi i marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të Personave më 2002, duke u lejuar qytetarëve të BE-së një akses pothuajse të pakufizuar në tregun zviceran të punës, popullsia e Zvicrës është rritur ndjeshëm falë imigrimit të fortë.
Për krahasim, në vitin 2001, një vit para hyrjes në fuqi të marrëveshjes, popullsia e Zvicrës ishte 7.25 milionë.
“Zvicra pa dyshim përfiton nga emigracioni, por kjo vjen me disavantazhe dhe kosto”, sipas historianit ekonomik Tobias Straumann.
Ndër anët negative është “banimi më i vogël dhe më i shtrenjtë. Gjithashtu, infrastrukturat janë nën tendosje të madhe dhe integrimi bëhet një sfidë,” shtoi ai.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë Çmimi i bërjes shtetas zviceran në Bazel-City do të bjerë ndjeshëm – nga 1,750 në 900... -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane












