Kosova
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, i jep fund karrierës
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka vendosur t’i japë fund karrierës në moshën 35-vjeçare.
Kapiteni i Dardanëve, i cili ka pasur një karrierë të bujshme, vendimin e ka bërë publik sot përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ai e nisi karrierën si senior në vitin 2007 në skuadrën e Palermos, derisa gjatë karrierës luajti edhe në Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa, Cremonese, Çaykur Rizespor, Torino dhe së fundi Empoli. Samir Ujkani ishte pjesë e Kombëtares që nga ditët e para pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, ku realizoi 35 paraqitje në fanellën dardane. Ai para anëtarësimit të Kosovës dha kontributin e tij edhe në fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, ku regjistroi 20 paraqitje”, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës.
Ndërkohë, vetë Ujkani ka shfaqur krenari për karrierën e tij futbollistike.
“30 vjet më parë, si një djalosh 5-vjeçar mora topin e futbollit në këmbët e mia dhe që nga ai moment, topi i futbollit ishte pjesë e jetës sime. Nuk e kam pritur e imagjinuar asnjëherë se do të përjetoj një rrugëtim kaq të bukur e të mbushur me kaq shumë momente kënaqësie. Ai fëmijë që dikur ishte 5-vjeçar, u detyrua të largohej nga Kosova, për t’u shndërruar në një djalosh e në një burrë, në një futbollist që më vonë do të kthehej sërish në Kosovë, ndërmjet dy shtyllave për të mbrojtur triumfalisht portën e saj. Ashtu sikur për gjithçka tjetër në jetë, ka ardhur koha që të them lamtumirë.
Nuk jam as i mërzitur e as i trishtuar, në fakt ndihem shumë i qetë dhe shikoj me krenari të jashtëzakonshme rrugëtimin tim futbollistik dhe karrierën time, duke qenë i vetëdijshëm se kam qenë me shumë fat që kam përjetuar një eksperiencë unike dhe të mrekullueshme.
Ky rrugëtim më ka dhënë mundësinë të njoh shumë njerëz, pothuajse në çdo qytet ku kam jetuar dhe kujtime të pashlyeshme për çdo fanellë që e kam bartur me krenari dhe që do të jenë pjesë e rëndësishme e jetës sime.
Falënderime të pafund për Tielt Academy”, shkruan Ujkani.
Falenderime të veçanta Ujkani ka bërë edhe për Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.
“Faleminderit për ekipin kombëtar të Shqipërisë, e mbi të gjitha, faleminderit vendlindjes sime dhe kombëtares sime të Kosovës. Po ashtu është koha për t’ i falënderuar të gjithë ata me të cilët e kam ndarë këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe të cilët dua t’ i falënderoj duke i karakterizuar, sepse 100 faqe nuk do të mjaftonin, duke i përmendur me emra”, shkruan ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI Humb drejtimin në Torre, vdes një adoleshent... -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027












