Shkurt.ch
Posta e Zvicrës, deri më 2020 ul shpenzimet për 30 %
"Duhet llogaritur me shkurtime vendesh të punës”, ka thënë një zëdhënës i postës. Por ai ka sqaruar se kursimet e përmendura prej 30 për qind në asnjë mënyrë nuk nënkuptojnë që “çdo i treti vend i punës në postë të shkurtohet”
Posta e Zvicrës planifikon që deri në vitin 2020 të ulë për rreth 30 për qind koston “në personel dhe në material”. Këtë njoftim, siç shkruajnë “SonntagsZeitung” dhe “SonntagsBlick”, e jep një shkresë interne e shkruar nga fillimi i dhjetorit, që ka dalë nga udhëheqja e koncernit. Nga kjo lëvizje mund të pësojnë 1400 deri 1500 nga gjithsej 62.000 veta sa i ka të punësuar Posta e Zvicrës.
“Në vitet në vijim duhet llogaritur me shkurtime vendesh të punës”, ka thënë një zëdhënës i postës, transmeton albinfo.ch. Por ai ka sqaruar se kursimet e përmendura prej 30 për qind në asnjë mënyrë nuk nënkuptojnë që “çdo i treti vend i punës në postë të shkurtohet”.
Madje, sipas gazetës “SonntagsZeitung” fjala është për vetëm 300 vende pune të rrezikuara. Ndërsa në tetor të këtij viti posta kishte kumtuar se do t`i mbyllte 600 pika postare në gjithë Zvicrën.
Por, sipas gazetës “Schweiz am Sonntag”, sindikata “Syndicom” konsideron se në fakt 1220 pika postare nga 1400 sa janë gjithsej, nuk kanë ardhmëri të siguruar afatgjatë. Dhe, bazuar në Ligjin mbi Postën dhe sipas kësaj logjike, në një gjendje të tillë duhen mbyllur të gjitha pikat përveç 180 prej tyre. Ndërkaq zëdhënësi e ka kritikuar qasjen e sindikatës, duke e quajtur atë “joserioze”.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











