Shqipëria
PPE: Rama të ndalë presionin politik ndaj prokurorisë!
"Është tejet shqetësuese se si pozita e ka marrë në mbrojtje Tahirin dhe po ushtron presion ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda"
Grupimi i Partive Popullore Evropiane ka reaguar lidhur me çështjen Tahiri dhe votimin e Kuvendit kundër arrestimit të deputetit socialist.
Përmes një deklarate për mediat, PPE pjesë e së cilës është edhe Partia Demokratike, thotë se është tejet shqetësuese se si pozita e ka marrë në mbrojtje Tahirin dhe po ushtron presion ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
“Grupi i Partive Popullore Evropiane i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politikë, në mbrojtje të drejtësisë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











