Maqedonia
Presione për të pranuar marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë
Marrëveshja rreth kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë po afrohet dhe të gjitha aktivitetet armiqësore të çauvinizmit dhe revizionizmit duhet të parandalohet nga partitë që kanë nënshkruar marrëveshjen, shkruan fillimisht “Der Standard” duke cituar nenin gjashtë të marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës.
Më tej media austriake kryen një rezyme të shkurtër edhe të nenit shtatë, ku kërkohet të ruhet “tradita helene”, e parë si një mollë sherri mes dy popujve. “Identiteti i pasigurtë është edhe arsyeja për kontestin irracional të emrit,” përcjell albinfo.ch.
Partia Popullore Evropiane të ushtrojë presion te OBRM-PDUKM
Për të qenë e plotë marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit, parlamenti i kësaj të fundit duhet të kryejë edhe ndryshimet kushtetuese të parapara me dy të tretat e deputetëve. Këtu duhen edhe votat e opozitares së djathtë OBRM-PDUKM, e cila deri tani ka refuzuar marrëveshjen.
“OBRM-PDUKM është pjesë e Partive Popullore Europiane. Tani PPE duhet me presion masiv të bind OBRM-PDUKM që të ndryshojë qëndrim, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e BE dhe NATO,” përcjell albinfo.ch.
Nuk ka asnjë arsye që të flitet me butësi me OBRM, sepse në asnjë vend të BE nuk kishte parti të tillë, që deri në 2015 e kanë dëmtuar aq shumë shtetin sa nacionalistët e Shkupit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse













