Lajme
Prangosen shtatë hakerë, “klonuan” kartela bankare
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi të gjatë të këtij grupi, i cili në vijimësi është marrë me vepra penale
Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona nën dyshimin e bazuar se kanë hyrë në sistem kompjuterik si dhe kanë falsifikuar kartelave bankare. Të gjithë të arrestuarit, sipas Policisë, janë kosovarë, ndërsa janë zbuluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit nga Njësiti ekonomiko-financiar.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi të gjatë të këtij grupi, i cili në vijimësi është marrë me vepra penale.
“Pas hetimeve intensive të kryera për një kohë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me kryerjen e veprave penale, të hyrjes në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor”, njifoton Policia e Kosovës.
Sipas të njëjtit njoftim, në urdhëresën e gjykatës kompetente, në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, janë realizuar operacione policore, dhe janë arrestuar shtatë persona të dyshuar: R. D. lindur me 1998; F. XH. lindur me 1996; E. A. lindur me 1991; SH. J. lindur me 1987; SH. J. lindur me 1990; O. Z. lindur me 1995; V. H. lindur me 1981.
Ndërsa, sipas Policisë, janë sekuestruar si prova materiale: 1 pajisje për klonim të kartelave bankare; 27 kartela bankare; 6 kompjuterë; 11 telefona celularë; 9 laptopë; 4 armë kalibrash të ndryshme; 37 fishekë; 8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura…
Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore, njofton Policia.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













