Lajme
Prapë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës
Në seancën e sotme janë parë tre deputetë të opozitës, Ismail Kurteshi, Faton Topalli dhe Fisnik Ismaili që janë ndalur nga Gjykata me masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh
Për të gjashtën herë me radhë, deputetët e partive opozitare kanë hedhur gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, duke detyruar kryeparlamentarin Kadri Veseli ta ndërpresë seancën. Kësaj here gazin lotsjellës e ka ndezur shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli edhe një herë u bëri me dije opozitës se me gjeste të tilla po e përjashtojnë veten. Ai menjëherë kërkoi pauzë dhe ftoi Kryesinë e Kuvendit të Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme, për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Kryesia pritet që ta suspendojë edhe kësaj here opozitën nga salla e punimeve të Kuvendit.
Gazi u ndez hodh pa u nisur mirë seanca plenare, që në rend të ditës ishte miratimi i Projektbuxhetit të Kosovës për vitin 2016 dhe disa projektligje të tjera. “Po sot e kam hedhur unë gazin. Dikush e ka hedhur para meje e dikush do ta edh edhe pas mjete. E gjithë kjo bëhet kundër marrëveshjeve”, deklaroi Konjufca.
Hedhja e gazit lotsjellës po përdorët si mjet për kundërshtimin e dy marrëveshje të fundit që ka nënshkruar kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe me Malin e Zi për përcaktimin e vijës kufitare. Sipas opozitës, këto dy marrëveshje po e cenojnë integritetin politik dhe territorial të vendit.
Ndryshe, në seancën e sotme plenare janë parë tre deputetë të opozitës, Ismail Kurteshi, Faton Topalli dhe Fisnik Ismaili që janë ndalur nga Gjykata me masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh. I pari, Kurteshi u arrestua menjëherë nga policia dhe u dërgua në Gjykatë, ndërsa dy të tjerët u futën në Kuvend.
Megjithatë deputeti që ka nënshtetësi zvicerane, Topalli u deklarua para mediave se është i gatshëm që të shkoj edhe në burg. “I kam marrë të gjitha mjetet e nevojshme që me duhen në burg dhe jam i gatshëm edhe për këtë”, deklaroi Topalli duke deklaruar kundër marrëveshjeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











