Lajme
Preferohet arbitrazhi si zgjidhje për demarkacionin
Pas tërheqjes së Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës për shkak të mungesës së votave, Arbitrazhi Ndërkombëtar vlerësohet si zgjidhje për problemin e kufirit
Dështimi i koalicionit qeverisës për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka nxitur analistët politik dhe partitë opozitare që të kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar për kufirin. Madje sipas tyre, kjo është çështje e pakontestueshme në këtë konstalacion politik, ky ratifikimi konsiderohet shumë i vështirë.
Por, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës theksojnë nevojën e arritjes së konsensusit politik, ndërsa opozita dhe njohësit e kësaj problematike thonë se Kosova dhe Mali i Zi mund t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për ta definuar vijën kufitare në mes të këtyre dy shteteve.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thënë se çështja e shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi është bërë histori në vete, pasi, sipas tij, kjo çështje është bërë temë gati elektorale. Sipas tij, konsensusi është i domosdoshëm.
“Unë mendoj se kjo çështje duhet të kryhet brenda kësaj kohe dhe të ritrajtohet, duhet të bëhet me një konsensus dhe një bashkëveprim më të madh jo vetëm të koalicionit, por edhe të partive tjera që e kanë kundërshtuar deri më tash. Rasti i seancës së fundit tregon që të gjitha partitë politike do të duhej të reflektonin ndaj kësaj çështjeje, të ta trajtonin si interes vital të shtetit, duke përfshirë edhe partitë politike të komuniteteve pakicë”, ka potencuar Pajaziti citon “Zëri”.
Por, opozita dhe analistët politikë kërkojnë arbitrazh për këtë çështje.
Gazetari dhe ligjëruesi në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren Arben Fetoshi, ka thënë për “Zërin” se shënjimi i vijës kufitare është ndër atributet më të rëndësishme të procesit të shtetndërtimit, por i cili në rastin e Kosovës po e kërcënon atë. Fetoshi ka thënë se përmasat që sot ka marrë kjo temë rrezikojnë stabilitetin edhe ashtu të brishtë në vend. Sipas tij, kur kësaj i shtojmë edhe skandalet komprometuese nga tabori qeverisës, gjendja rezulton tejet alarmante dhe kërkon ndërhyrje urgjente.
“Pra, sido që të jetë e vërteta, në anën e opozitës apo të Qeverisë, e shoh si të domosdoshme një qasje ndryshe ndaj demarkacionit. Aspekti më shqetësues i këtij konflikti të brendshëm politik është zgjatimi i tij në një konflikt me Malin e Zi e kjo jo vetëm që s’guxon të lejohet, por do të ishte një gabim vrastar për Republikën e Kosovës”, ka vlerësuar Fetoshi.
Sipas tij, institucionet kanë dy mundësi të zgjidhjes.
E para, në qoftë se Qeveria arrin të mbajë vullnetin e mirë të konfirmuar të Podgoricës dhe çështja të dërgohet në Arbitrazh Ndërkombëtar, dhe e dyta, siç tha Fetoshi, meqenëse nyja është te Kuvendi dhe pikërisht te disa deputetë të pozitës, Kuvendi i Kosovës ta ngrejë një komision verifikues me përfaqësim të pozitës dhe të opozitës, i cili për një afat optimal do të dilte para deputetëve me gjetjet eventuale dhe me konkluzione të qarta sa i përket marrëveshjes.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











