Lajme
Prej sot, Zvicra me televizion HD
Në krahasim me deri tash, fotografia me të renë është pesë herë më e pastër dhe më e qartë
Televizioni i Zvicrës ka filluar sot emetimin e programit të tij në kualitetin e lartë HD (High Definition). Në krahasim me deri tash, fotografia me të renë është pesë herë më e pastër dhe më e qartë, njofton sf1.
Ky është ndryshimi më i madh në historinë e televizionit zviceran pas ndryshimit, në vitet shtatëdhjeta, nga televizorët bardh e zi në ata me ngjyra.
Që të mund të merret sinjali me HD, duhet që edhe aparati televiziv të jetë i pajisur me teknikën përkatëse.
Llogaritet se shumë zviceranë nuk do të mund të shijojnë këtë përparim teknik për faktin se u mungojnë aparatet adekuate. Shoqata e e operuesve kabllorë Swisscable ka vlerësuar se janë rreth 1 milion e 300 mijë shikues që do të goditen nga ky ndryshim. Kjo për arsyen se operuesit në fjalë duhet të kufizojnë ofertën e tyre analoge për t`i bërë vend televizionit HD.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë










