Lajme
Premtohet bashkëpunim më i madh ndërmjet Delemontit dhe Prishtinës
Mustafa ka takuar kryetarin e Delemontit, kryeqytetit të Jura-s, Pierre Kohler, dhe ministrin e planifikimit hapësinor, Philip Receveur
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka thënë se bashkëpunimi në mes të mërgimtarëve tanë dhe autoriteteve të kantonit Jura të Zvicrës ka kontribuar pozitivisht në integrimin e tyre në jetën politike, kulturore dhe afariste.
Mustafa ka takuar kryetarin e Delemontit, kryeqytetit të kantonit Jura, Pierre Kohler, dhe ministrin e planifikimit hapësinor, Philip Receveur, të cilët qëndruan për vizitë njëditshe në Prishtinë.
Receveur dhe Kohler kanë thënë se Prishtina është qytet që karakterizohet nga numri i madh i të rinjve, që paraqet një potencial të mirë për zhvillimin e qytetit dhe Kosovës në përgjithësi.
Ata kanë përgëzuar kryetarin e Prishtinës për punën që ka bërë në përmirësimin dhe ndryshimin e pamjes së qytetit, të cilat, sipas tyre janë të dukshme nga koha kur ata e kanë vizituar qytetin para tre vjetëve.
Dy përfaqësuesit e Delemontit kanë thënë se një meritë të madhe për bashkëpunimin të mirë në mes Prishtinës dhe kryeqytetit të Juras e kanë qytetarët shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në këtë kanton dhe në përgjithësi në Zvicër.
Kurse Mustafa, ka deklaruar se ka hapësirë për bashkëpunim në mes të dy kryeqyteteve në fusha të ndryshme, duke filluar nga ajo e ambientit, urbanizmit, energjetikës, zhvillimit të agrikulturës dhe projekteve të ndryshme të përbashkëta ekonomike.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













