Integrimi
Pren Pervorfi emërohet COO i kompanisë së suksesshme SMZH AG
Peter Siber, i cili ishte COO i deritashëm, merr detyrën e re, atë të zëvendësit të CEO, ndërsa Pervorfi emërohet në postin që e mbante ai
Ofertuesi i pavarur i shërbimeve financiare, smzh ag emëron Peter Siber si zëvendës CEO dhe njëkohësisht forcon menaxhmentin e kompanisë me dy ekspertë, si Pren Pervorfi dhe Rafael Szucs. Përveç kësaj, do të krijohen zonat e Klientëve Kryesorë dhe Korporatave dhe Këshillimit të Pasurive të Paluajtshme, ndërsa Bordi Këshillimor do të zgjerohet duke përfshirë në vete edhe z. Stefan Schärer.
Me këto hapa, smzh ag vë theksin në angazhimin e saj të qartë për rritje të vazhdueshme, zhvillimin e mëtejshëm të ekspertizës dhe përshtatjen e ofertës së saj me nevojat e klientëve.
“Jam i bindur se me ekipin tonë të fortë do të avancojmë më tej pozicionimin e smzh ag dhe do të ofrojmë shërbim edhe më të mirë dhe shërbime më të specializuara”, thotë Gzim Hasani, CEO (shef ekzekutiv) dhe partner i smzh ag, duke komentuar risitë e rëndësishme.
Kursi vendimtar për optimizimet e ardhshme
Pas tre vjetëve të suksesshme si COO (shef operativ), Peter Siber merr rolin e Zëvendës CEO më 1 mars 2024. Peter Siber ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zgjerimin dhe zhvillimin pozitiv të biznesit të smzh ag dhe do të drejtojë fushat e menaxhimit të rrezikut dhe shërbimeve të korporatave në rolin e tij të ri.
Në të njëjtën kohë, Pren Pervorfi, i cili i bashkohet smzh ag si partner, do të marrë detyrën që kishte z. Siber, pra postin e COO. Me Pren Pervorfin, smzh ag ka arritur të fitojë një ekspert të dëshmuar në fushën e transformimit dixhital. “Ne jemi të kënaqur që kemi Pren Pervorfin si shef tonin të ri operativ në smzh ag. Sukseset e tij mbresëlënëse, njohuritë e tij të gjera dhe përvoja e tij në fushën e transformimit dixhital dhe zhvillimin e platformave inovative në bankat kryesore private në Zvicër do të japin një kontribut vendimtar që ne të bëhemi pionierë në Zvicër kur bëhet fjalë për inovacionin dhe përvojën me klientët”, thotë me bindje Gzim Hasani.
Fusha e ekspertizës këshilluese për pasuri të paluajtshme
Përveç kësaj, smzh ag grumbullon njohuritë e saj të thelluara dhe përvojën e gjerë në konsulencën e pasurive të paluajtshme në temat e strategjisë, qëndrueshmërisë, financimit, përfitimit, planifikimit dhe zhvillimit në fushën e këshillimit të pasurive të paluajtshme. “Ekspertët tanë janë të specializuar në kuptimin e nevojave individuale të klientëve tanë, njohjen e potencialit të fshehur dhe realizimin e tij”, shpjegon Gzim Hasani.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave Qeveria federale e Zvicrës ka mbështetur një propozim për ashpërsimin e dënimeve ndaj vjedhjes së biçikletave... -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës












