Lajme
Presheva tubon gratë intelektuale shqiptare
Të dielën, në Preshevë dhe në Bujanoc u mbajt Kuvendi IX i gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare, në organizim të fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”.
Më se 100 delegate nga Italia, Gjermania, Greqia, Turqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe nga Lugina e Preshevës, për dy ditë radhazi kanë zhvilluar punimet e këtij kuvendi së pari në Preshevë, pastaj edhe në Bujanoc.
Temë e Kuvendit të sotëm mbarëkombëtar ishte “Roli dhe kontributi i gruas intelektuale shqiptare për gjatë historisë si faktor bashkëjetese në etni dhe integrimi në hapësirën evropiane”, ku diskutimet e shumta, propozimet dhe vendimet e marra në këtë Kuvend u vlerësuan si mjaft të rëndësishme.
Përfaqësueset e këtij fondacioni paralajmëruan edhe mbajtjen e Kuvendit X që, siç paralajmëruan ato, do të mbahet në Bruksel, më 18 prill të vitit të ardhshëm, në ditën e 90-vjetorit të lindjes së ambasadores së kombit, Nermin Vlora-Falaschi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










