Lajme
Presheva tubon studjues nga të gjitha trojet shqiptare
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës organizon Tribunën Shkencore me temë : “Dasma Shqiptare në Preshevë e rrethinë, dikur dhe sot”.
Në tribunë do të shqyrtohen dhe trajtohen aspekte të dasmës shqiptare në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Vitisë, Bujanocit, Medvegjës, Preshevës dhe gjetiu.
Tezat e temës që do të trajtohen në këtë tribunë janë: Dasma shqiptare sipas ndarjes rajonale Shkup, Kumanovë, Gjilan, Viti, Bujanoc, Medvegjë, Preshevë dhe më gjërë; Histori e dasmës shqiptare; Lirika dhe epika e dasmës shqiptare; Muzika, Kënga dhe Vallja në dasmën shqiptare, dikur dhe sot; Organizimi i Festivalit Folklorik i Dasmës Shqiptare në Preshevë dhe rrethinë; Gjurmimi, evidentimi dhe regjistrimi i dasmës shqiptare në Preshevë dhe rrethinë; Dasma shqiptare në mes të tradicionales dhe modernes; Vallet dhe këngët e burrave, të grave dhe të përziera në dasmën shqiptare, raporton INA.
Tribuna Shkencore do të organizohet dy ditë, më 24 dhe 25 dhjetor të vitit 2011.
Për këtë tribunë shkencore, janë paraqitur me kumtesat e veta shumë studjues dhe lëvrues të kësaj fushe të etnokulturës shqiptare nga të gjitha trojet e banuara me shqiptar.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës













