Lajme
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë në Bolonjë të Italisë, ku u prit nga fëmijë e prindër të shkollës shqipe, një investim i Shoqatës “Korabi” në këtë rajon, për të ruajtur e trashëguar gjuhën amtare.
Zyra e Shtypit e Presidencës njofton se Presidenti Begaj vizitoi gjithashtu kompaninë e një shqiptari të suksesshëm, në të cilin janë të punësuar shqiptarë dhe italianë.
Sipas njoftimit, Presidenti i Republikës përgëzoi komunitetin shqiptar të këtij rajoni për sipërmarrjen në biznes, bashkëpunimin me qytetarët italianë, si dhe angazhimin për ruajtjen e identitetit.
“Mos e harroni kurrë atdheun e të parëve, këshilloi Kreu i Shtetit bashkatdhetarët, duke i inkurajuar: Vazhdoni të punoni me dinjitet, duke ngritur lart flamujt e vendit nga keni ardhur dhe vendeve që ju kanë mirëpritur, ashtu siç shpalosen dhe flamujt në hyrje të sipërmarrjes suaj”.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj zhvilloi takime të veçanta me kryetarin e Bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, me presidentin e sapozgjedhur, Michele de Pascale, dhe atë në detyrë të rajonit Emilia-Romagnia, Irene Priolo. Presidenti i Republikës vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar në Itali, të arbëreshëve dhe diasporës së re, por edhe të qytetarëve dhe bizneseve italiane në Shqipëri, duke i cilësuar ata si një urë të re bashkëpunimi.
Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi se marrëdhëniet e shkëlqyera politike janë pasuar nga marrëdhëniet ekonomike shumë të mira, duke theksuar afrimin mes qytetarëve të dy shteteve: të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali, dhe të italianëve që kanë zgjedhur të investojnë e të jetojnë në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











