Kosova
Presidenti Begaj: 10 qershori 1878 ishte, është dhe mbetet themeli i bashkimit kombëtar
Presidenti i Shqipërisë bën homazhe pranë monumentit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ndodhet në Prizren ku së bashkë me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj kanë bërë homazhe pranë monumentit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përcjell albinfo.ch.
Homazhet u bënë për nder të 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit e cila nisi më 10 qershor 1878 dhe cilësohet si ngjarje historike kombëtare.
Ai tha se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një Kombi, ata ecin përpara krah për krah në rrugën drejt integrimit evropian.
“10 qershor 1878 ishte, është dhe do të mbetet themeli politik dhe shpirtëror i bashkimit kombëtar. Është dita kur filloi lëvizja për pavarësia kombëtare. Shkëndija e kësaj dite ndezi pishtarin e lirisë, por trashëgimia e saj jeton sot në çdo përpjekje për zhvillim, mirëqenie, për bashkim shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve. Ishte një thirrje për bashkim, për mbrojtje dhe vetëdije kombëtare. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një Kombi, ata ecin përpara krah për krah në rrugën drejt integrimit evropian. Të jemi pjesë e Europës së bashkuar është vazhdimi i aspiratës që shqiptarët shprehën në Lidhjen e Prizrenit”, tha ai.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana












