Lajme
Presidenti Biden do të nënshkruajë ligjin për teknologjinë dhe shkencën
Mikroprocesorët nevojiten për të prodhuar gjithçka, nga automjetet tek pajisjet elektronike. Në vitet 1990, Shtetet e Bashkuara kryesonin tregun global, por tani renditen pas Kinës, e cila zotëron 24% të tregut, e pasuar nga Tajvani, Koreja e Jugut dhe Japonia, sipas shoqatës së mikroprocesorëve. Presidenti Biden dëshiron të ndryshojë këtë tablo.
“Ky projektligj e bën të qartë se risia kryesore në botë do të ndodhë në Amerikë. Inovacionet dhe prodhimi do të ndodhin në Amerikë”, tha Presidenti Biden.
Pas miratimit nga Kongresi të projektligjit për prodhimin e mikroprocesorëve, Presidenti Biden bisedoi në rrugë virtuale me guvernatoren e Miçiganit Gretchen Whitmer, shteti i së cilës është një qendër kryesore e industrisë së automobilëve, e goditur rëndë nga mungesa e mikroprocesorëve.
“Projektligji nënkupton fabrika që gumëzhijnë dhe kosto më të ulët për pajisje elektronike, mjekësore, bujqësore dhe makinat për familjet”, tha guvernatorja Whitmer.
Legjislacioni prej 280 miliardë dollarësh përfshin 52 miliardë dollarë për të nxitur hulumtimet dhe prodhimin në vend të mikroprocesorëve, thotë për Zërin e Amerikës Bonnie Glick, drejtoreshë e Institutit Krach për Diplomaci Teknike në Universitetin Purdue.
“Gjërat që nuk prodhohen në vend, për shkak të kostos ose nëse vendet aleate e bëjnë më mirë, ne mund të krijojmë aleanca për manifakturën dhe ta mbështesim atë”.
Administrata amerikane ka shfrytëzuar partneritetet me Korenë e Jugut dhe Japoninë, vende që Presidenti Biden i vizitoi në maj. Në Seul ai vizitoi fabrikën e procesorëve të firmës Samsung. Një fabrikë e ngjashme prej 17 miliardë dollarësh po ndërtohet në Shtetet e Bashkuara nga firma Samsung.
Shtetet e Bashkuara dhe Japonia po krijojnë një qendër të përbashkët kërkimore të prodhimin e procesorëve deri në vitin 2025.
Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Volker J. Sorger, drejtor i Laboratorit të Pajisjeve dhe Sistemeve Inteligjente në Universitetin George Washington.
“Strategjia e Uashingtonit ka qenë mjaft e qartë, fitorja e autonomisë dhe eliminimi i varësisë politike nga zinxhiri i furnizimit global”.
Por qendra e rivalitetit teknologjik SHBA-Kinë qëndron në Tajvan, një ishull i vetëqeverisur për të cilin Pekini pretendon se është provincë e shkëputur nga Kina. Tajvaneze
Firma tajvaneze TMSC prodhon 92% të mikropocesorëve më të avancuar në botë. Një konflikt në Tajvan do të kishte pasoja katastrofike në tregun global.
Aksionet e firmës TMSC ranë gati 3% të martën ndërsa Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi shkoi në Taipei në një vizitë që ajo tha se tregon solidaritetin amerikan, duke sfiduar paralajmërimet e ashpra të Kinës.
Në prag të vizitës së saj, Pekini publikoi një video të manovrave ushtarake me sloganin: “Varrosni të gjithë armiqtë që guxojnë të pushtojnë”./VOA
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë









