Bota
Presidenti çek refuzon të pranojë emigrantë myslimanë
"Pranimi i emigrantëve myslimanë, të cilët janë të vështirë për t'u integruar në territorin tonë, do të krijonte një përzierje kulturore e cila nga ana tjetër, mund të çojë në sulme të mundshme terroriste"
Presidenti çek, Milos Zeman, ka përsëritur në mesazhin e Krishtlindjeve të transmetuar të hënën, se Republika Çeke, nuk do të pranojë, siç ai i quajti emigrantët myslimanë duke kritikuar figurat kryesore të Bashkimit Evropian, të cilët, siç tha ai, janë të pafuqishëm dhe burokratik.
“Pranimi i emigrantëve myslimanë, të cilët janë të vështirë për t’u integruar në territorin tonë, do të krijonte një përzierje kulturore e cila nga ana tjetër, mund të çojë në sulme të mundshme terroriste”, citoi AFP mesazhin e Krishtlindjeve të presidentit çek, Milos Zeman, që u transmetua më shumë stacione televizive në vend, përcjell albinfo.ch.
Zeman, i cili erdhi në pushtet në zgjedhjet në vitin 2013, në mënyrë të përsëritur ka dhënë deklarata që bien ndesh me qëndrimet e aleatëve perëndimorë mbi çështje të tilla si Ukraina dhe kriza e refugjatëve.
“Kjo është arsyeja pse unë e kundërshtoj idenë se do të ishte mirë për t`i pranuar rreth 6,200 emigrantë”, tha presidenti çek.
Zeman, në të kundërtën u shpreh pozitivisht se duhet të ndihmohen emigrantet në vendet e origjinës ose në vendet fqinje”, dhe përveç ndihmës për Italinë dhe Greqinë, duhet të ndihmohen vende të cilat tha se janë përballura me valë të migrimit.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












