Lajme
Presidenti finlandez ia bën të qartë Putinit se do të aplikojnë në NATO
Sot, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, i ka treguar homologut të tij rus Vladimir Putin për planet për t’iu bashkuar NATO-s, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se transkripti i kësaj telefonate tashmë është bërë publike nga Finlanda.
Sipas mediave të huaja, Niinsito i tha Putinit “se kërkesat ruse në fund të vitit 2021 që synonin parandalimin e vendeve për t’u bashkuar me NATO-n dhe pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 e kanë ndryshuar rrënjësisht mjedisin e sigurisë në Finlandë”.
“Presidenti Niinisto njoftoi se Finlanda do të kërkojë anëtarësimin në NATO ditët e ardhshme”, shtoi ai.
Presidenti finlandez shtoi se si i tha Putinit në takimin e tyre të parë në vitin 2012 se “çdo komb i pavarur maksimizon sigurinë e tij” dhe se duke u bashkuar me NATO-n, Finlanda po merr përgjegjësitë e saj.
“Biseda ishte e drejtpërdrejtë dhe pa acarime. Shmangia e tensioneve u konsiderua e rëndësishme”, tha Niinisto në një deklaratë, shkruan SkyNews.
Pas njoftimit të Finlandës se planifikon të aplikojë për anëtarësim në NATO, furnizimet ruse me energji elektrike për fqinjin e saj janë ndërprerë dhe Rusia ka kryer stërvitje ushtarake në enklavën e saj të Detit Baltik, Kaliningrad.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran Ndjenja e konsumatorëve në Zvicër u përkeqësua ndjeshëm në mars, duke rënë në nivelin më të... -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër












