Kosova
Presidenti i Bundestagut i dërgon letër Kadri Veselit
Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Shauble, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në të cilën vlerëson të arriturat e shënuara në Kosovë 20 vjet pas lufte.
Kjo letër e Shauble vjen pas asaj që Veseli i ka dërguar atij lidhur me nismën e tij për Tribunalin ndërkombëtar për gjenocidin serb, transmeton Koha.net.
Shauble thekson se Gjermania ndjen përgjegjësi për Kosovën, për të siguruar paqe dhe stabilitet për të ardhmen e saj dhe të rajonit.
Tutje presidenti i Bundestagut thekson se Gjermania po ashtu bashkëndjen dhembjen për viktimat e luftës në Kosovë dhe thekson se ato janë një përkujtim për Evropën në angazhimin për paqe dhe dialog në Ballkan.
Shauble në letër thekson se komisionet parlamentare të Bundestagut gjerman janë njoftuar me letrën e Veselit dhe se do të trajtohen nga secili komision, ai për Politikë të Jashtme, Komisioni për të Drejtat e Njeriut si dhe nga Komisioni i Mbrojtjes.
Letra e Gjermanisë është momenti i dytë, pas Kongresit Amerikan që mbajti një sesion për luftën në Kosovë.
Më poshtë letra që presidenti Wolfgang Shauble i ka dërguar Veselit:
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












