Kosova
Presidenti i Malit të Zi flet për veriun, së pari zgjedhjet pastaj Asociacioni
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka folir për situatën e krijuar në Veri të Kosovës.
Sipas tij, për tu qetësuar situata së pari duhet të mbahen zgjedhjet e pastaj të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, shkruan koha.net.
Milatoviq gjatë intervistës për mediumin austriak “Der Standard” ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.
“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është absolutisht i papranueshëm. Në fund të fundit, këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e trashëgimisë së kishës serbe në Kosovë, po ashtu ishte një lidhje e rëndësishme për popullin e Malit të Zi, pasi shumica e njerëzve në Mal të Zi janë gjithashtu besimtarë të kishës serbe. Për ta përmirësuar situatën duhen zgjedhje të rena në komunat veriore të Kosovës. Dhe Kosova duhet ta themelojë Asociacionin për komunat veriore”, ka thënë Milatoviq, përcjell albinfo.ch.
Milatoviq po ashtu ka folur edhe për “Ballkanin e Hapur”, që tha se është rezultat i një përparimi të ngadaltë të Procesit të Berlinit.
“Kjo pjesë e Evropës ishte e vetmja pa kufij 50 vjet më parë. Tash është e vetmja me kufij. Të gjitha ekonomitë tona janë të ndërlidhura dhe përfitimi për njerëzit tonë do të ishte që kostot në kufij të minimizohen”. ‘Ballkani i Hapur’ është rezultat i përparimit shumë të ngadaltë në Procesin e Berlinit, që filloi dhjetë vjet më parë. Procesi i Berlinit është elementi kyç për integrimin rajonal. Problemi me Procesin e Berlinit, megjithatë, është se të gjashtë vendet gjithmonë duhet të bien dakord. Dhe ndonjëherë ka një problem, sidomos në mes të Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, ‘Ballkani i Hapur’ është gjithashtu një mesazh për BE-në”, tha Milatoviq, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër













